Mot më i freskët me reshje lokale dhe temperatura maksimale deri në 35 gradë

nga D. V.

Shkup, 29 korrik – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, paradite me reshje të përkohshme lokale të shiut, bubullima dhe kushte për paraqitje të stuhisë së shkurtër. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit erë e përkohshme e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 27 deri 35 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në orët e hershme të mëngjesit dhe paradites me shi të përkohshëm të rrëmbyeshëm dhe kushte për paraqitje të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, pasdite në disa pjesë të luginës përkohësisht erë e përforcuar veriore. Temperatura minimale doi të bie 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 33 gradë.

Deri të enjten do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët. Do të ketë paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe kushte për stuhi të shkurtër, veçanërisht të enjten. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende përgjatë Vardarit erë e përforcuar veriore e përkohshme, ndërsa temperatura e ditës do të jetë në rënie. Nga e premtja pritet rritje graduale e temperaturës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More