Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të kohëpaskohshëm dhe erë, ndërsa në zonat malore borë

nga D V

Shkup, 21 nëntor – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male me borë. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi veriperëndimor (në vende mbi 80 km/h). Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 6 deri 13 gradë, njofton DPHM-ja.

Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me reshjet të kohëpaskohshme shiu, ndërsa pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të ulet deri 5, nëdrsa maksimalja do të arrijë deri 10 gradë.

Të premten gjatë ditës do të fryjë erë e fortë jugore, ndërsa pasdite dhe kah fundi i ditës do të ketë reshje shiu, (mbi 30l/m2). Gjatë natës do të fillojë të fryjë erë e fortë nga veriu, reshjet e shiut do të kalojnë në borë e në disa vende më të ulëta dhe do të formohet shtresë bore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More