Moti në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu

nga D. V.

Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se në orët e para të mëngjesit me vranësira mesatare deri të dendura dhe duke filluar nga orët e paradites dhe kryesisht orët e mesditës mot me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Duke filluar prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit.

Në zonën e veriperëndimit dhe përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave.

Më pas deri në orët e pasdites vonë reshjet e shiut mbeten prezentë dhe të dobëta përgjatë relieveve të larta malore të vendit.

Era me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 16 m/s.

Deti – Valëzimi 2 deri 4 ballë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More