Moti sot me vranësira dhe reshje shiu e bore

nga D V

Moti sot në Kosovë karakterizohet me temperatura të ulëta, vranësira dhe mjegull në mëngjes.

Nga mesdita prite reshje lokale shiu që më pas do të pasohen nga reshjet e borës.

Gjithashtu, gjatë ditës parashihen erëra mesatarisht të forta.

Në Prishtinë temperaturat do të jenë mes 1 dhe 7 gradë celsius ndërsa Gjilani e Ferizaj do të shënojnë temperaturat më të ulta kurse Gjakova me ato më të lartat në vend.

Ndërsa të shtunën pritet mot i ftohtë dhe kryesisht me diell. Në mëngjes pritet të ketë ngrica nga temperaturat e ulëta në minus.

Për ditën e diel parashikimet tregojnë se do të kemi më shumë diell dhe ftohtë, ku në mëngjes dhe mbrëmje priten edhe ngrica.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More