MPB del me detaje për rastin e kanosjes në komunën e Tetovës, të privuar nga liria dy qytetar

nga Xh M

Tetovë, 5 nëntor – Dy persona janë privuar sot nga liria në Komunën e Tetovës, që të dy qytetarë të Tetovës. Në raportin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se të njejtit kanë kryer vepër penale “Rrezikim të sigurisë” pasi kanë kanosur një punonjës të Komunës së Tetovës.

Raporti i plotë nga MPB:

Sot (5 nëntor) në rrugën ,,Dervish Cara” në objektin e komunës së Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat K.I. (34) dhe A.A. (38), të dy nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale,,Rrezikimi i sigurisë” e dënueshme nga neni 144 i Kodit Penal. Sipas njoftimit, ata rreth orës 14:20 e kanë kanosur personin L.M., punonjës në komunën e Tetovës. Të njëjtit janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të bëhet kallëzim përkatës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More