MPB: Të dhënat fillestare të obduksionit tregojnë në helmim si shkak i mundshëm i vdekjes së nënës dhe të bijës në Sllatinë të Tetovës

nga Xh M

Shkup, 9 tetor – Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Prokurorinë Themelore Publike- Tetovë po ndërmarrin masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit në fshatin Sllatinë të Tetovës ku dje u gjetën të vdekur nënë e bijë.

Të dhënat fillestare nga autopsia, bëjnë të ditur nga MPB, tregojnë për helmim si shkak të mundshëm të vdekjes së dy personave dhe nga viktimat janë marrë mostra për analiza toksikologjike shtesë me qëllim për të përcaktuar shkakun e helmimit.

“Te viktimat nuk janë konstatuar gjurmë të dhunës. Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit publik do të merren mostra të gjakut dhe urinës edhe nga anëtarët e tjerë të familjes – babai dhe një fëmijë tjetër, për të kontrolluar praninë e mundshme të toksinave te ta. Po ndërmerren masa të mëtutjeshme për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë në MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More