MPJ për vdekjen e 19-vjeçarit në Halkidiki: Jemi në komunikim me familjen e të ndjerit për transportin e trupit

nga D. V.

Shkup, 26 qershor – Ministria e Punëve të Jashtme është deklaruar në lidhje me vdekjen e 19-vjeçarit në Halkidiki. Nga ministria thonë se konsullata është në komunikim të rregullt me familjen e të ndjerit.

“Konsullata është në komunikim të rregullt me ​​familjen e të ndjerit, me qëllim përfundimin e të gjitha procedurave të nevojshme administrative për transportimin e trupit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

“Ju informojmë se Konsullata Maqedonase në Selanik është informuar se një shtetas maqedonas 19-vjeçar ka humbur jetën në plazhin pranë Halkidikisë. Konsullata është në komunikim të rregullt me ​​familjen e të ndjerit, me qëllim përfundimin e të gjitha procedurave të nevojshme administrative për transportimin e trupit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Ndryshe, sot u raportua se 19-vjeçari u mbyt pasdite në plazhin qendror të Haniotit në Halkidiki.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More