Mucunski e pranoi postin e ministrit të Punëve të Jashtme nga Osmani, postin e kryetarit të komunës ia dorëzoi Dejan Miteskit

nga D V

Shkup, 28 qershor – Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës ndërmjet ministrit të sapoemëruar Timço Mucunski dhe ministrit të deritanishëm Bujar Osmani.

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se Osmani i uroi suksese Mucunskit në realizimin e aktiviteteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ndërsa Mucunski tha se në periudhën në vijim theksi do të vihet në përshpejtimin e procesit të integrimeve evropiane të vendit, partneritetit strategjik me SHBA-në, si dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

“Përkundër sfidave të shumta, me punë dhe vendosmëri të përkushtuar, do të arrihen qëllimet e përcaktuara në programin e planifikuar për punën e Qeverisë, theksoi Mucunski në takimin.

Mucunski më herët ia ka dorëzuar pozitën e kryetarit të Komunës Aerodrom Dejan Miteskit, i cili do të jetë drejtori i ri u.d. i Komunës.

Në një postim në Fejsbuk, Mucunski tha se Aerodromi mbetet në duart e një njeriu punëtor dhe të përkushtuar, i cili në të kaluarën me postin e tij si kryetar i Këshillit ka dhënë një kontribut serioz në funksionimin dhe zhvillimin e komunës.

“Falënderim i madh deri te qytetarët e Aerodromit dhe administratës komunale për gjithë mbështetjen dhe bashkëpunimin në periudhën e kaluar, ka shkruar Mucunski në profilin e tij në Fejsbuk.

Miteski i uroi Mucunskit punë të suksesshme si ministër i Punëve të Jashtme, me dëshirën për bashkëpunim të sinqertë edhe në të ardhmen.

“Dua t’i shpreh mirënjohjen time të madhe kryetarit të VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski për besimin që më dha, por edhe të gjithë qytetarëve për mbështetjen e sinqertë dhe mund të premtoj se me përkushtim dhe punë të palodhur, së bashku me punëtorët në komunë të vazhdojmë me realizimin e një numri të madh të projekteve të rëndësishme për një Aerodrom edhe më të mirë dhe më të bukur, publikoi Miteski në Fejsbuk.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More