Mucunski fton Spiropalin për ta vizituar Shkupin

nga Xh M

Shkup, 20 tetor – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot realizoi bisedë telefonike me ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Siç qëndron në publikimin në profilin në Fejsbuk të ministrit Mucunski, me Spiropalin shprehën së bashku kënaqësinë për bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh dhe konfirmuan gatishmërinë e tyre për përmirësimin e mëtejshëm të tij në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Në këtë drejtim, Mucunski thekson se i ka bërë ftesë ministres Spiropali për një vizitë dypalëshe gjatë së cilës do të shqyrtohen iniciativa specifike për thellimin e bashkëpunimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More