Mucunski në Bruksel në takime me Marta Kos dhe Jan Kopman

nga D. V.

Shkupm 25 gusht – Ministri i Punëve të jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel.

Në kuadër të vizitës, siç informuan nga kabineti i tij, janë planifikuar takime me eurokomisaren për zgjerim të BE-së, Marta Kos, si dhe me drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë së Komisionit evropian për zgjerim dhe fqinjësi lindore, Gert Jan Kopman.

Në takime, siç është paralajmëruar, do të bisedohet për tema lidhur me agjendën evropiane të Maqedonisë së Veriut, agjendën reformuese të vendit dhe hapat e mëtutjeshëm në procesin e inkuadrimit në BE.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More