Shkup, 20 mars – Shoferi i Ndihmës së shpejtë i cili humbi jetën pas aksidentit tragjik në Koçan duke transportuar një numër të madh të pacientëve do të dekorohet pas vdekjes, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
“Atë ditë të gjithë kemi punuar më shumë se 20 orë. Unë nuk kam informacion se sa orë ka punuar shoferi, por është e pamohueshme se ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke transportuar pacientë. Si ministër i Shëndetësisë planifikoj që javën e ardhshme të telefonoj familjen e tij dhe ta nderoj pas vdekjes”, tha Taravari.
Në lidhje me informacionet se edhe një shofer tjetër ka pësuar infarkt, Taravari tha se Shtabi i krizave ende nuk ka një informacion të tillë.