Shkup, 7 korrik – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot do të qëndrojë për vizitë pune në Hagë, ku do të ketë takim me nikoqirin e tij, ministrin holandez të Punëve të Jashtme, Kaspar Veldkamp.
“Tema qendrore në bisedime do të jenë përparimi, zhvillimi dhe perspektivat e marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe politike dhe ekonomike me Holandën, si dhe e ardhmja e procesit të zgjerimit të BE-së, dhe në atë kontekst, mbështetja e mëtejshme holandeze për integrimin evropian të Maqedonisë”, informoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Përveç kësaj, ministrat pritet të këmbejnë pikëpamje mbi çështjet aktuale që lidhen me situatën e brendshme politike në të dy vendet, marrëdhëniet në rajonin e EJL-së dhe bashkëpunimin rajonal.
Në Hagë, ministri Mucunski së bashku me drejtorin e Drejtorisë për zonat zhvillimore teknologjike industriale, Goce Dimovski, para biznesmenëve holandezë në Agjencinë holandeze për ndërmarrje do të prezantojnë mundësitë e investimit që ofron vendi ynë me qëllim tërheqjen e investimeve të reja holandeze.