Mucunski: Politikat qeveritare për eksport po japin rezultate, rritje prej 23,44 për qind në maj

nga Redaksia

Shkup, 6 korrik – Eksporti i Maqedonisë në maj të vitit 2025 shënoi rritje prej 23,44 për qind, ndërsa për pesë muajt e parë të vitit rritja ishte 3,15 për qind. Në të njëjtën periudhë, importi është rritur për vetëm 1 për qind, që tregon për një bilanc tregtar stabil dhe një bilanc pozitiv, publikoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

“Të dhënat tregojnë për eksport dukshëm më të lartë se import – që do të thotë më shumë kapital të freskët në vend, një pozicion të forcuar valutor dhe një nxitje shtesë për rritje ekonomike. Rritja e eksportit krijon vende të reja pune, forcon prodhimin vendas dhe rrit konkurrueshmërinë e produkteve të Maqedonisë”, ka shkruar Mucunski në rrjetet sociale. 

Të dhënat, sipas Mucunskit, e konfirmojnë efektin e politikave ekonomike të Qeverisë, dhe se “edhe në kushte ngecjeje në tregun evropian, vendi ka trende të qëndrueshme dhe pozitive të eksportit”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More