Mucunski takoi ambasadorin Qehaja, konfirmohen marrëdhëniet miqësore mes Maqedonisë dhe Kosovës

nga I Z

Shkup, 26 korrik– Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja, me ç’rast janë konfirmuar marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe angazhimet e përbashkëta për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh, para së gjithash në planin ekonomik.

Në takim u diskutua për situatën aktuale në të dyja vendet dhe në rajon në tërësi. Në të njëjtën kohë, u theksua nevoja për përshpejtimin e proceseve integruese evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si një faktor kyç në ruajtjen e stabilitetit rajonal.

Mucunski shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit tonë në kuadër të iniciativave rajonale, si dhe mbështetjen për integrimet evropiane dhe euroatlantike të Kosovës, duke theksuar gatishmërinë për shkëmbimin e përvojave në këtë fushë.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për tema aktuale të politikës së jashtme dhe të sigurisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More