Mucunski – Tiganj: U konfirmuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, me fokus në bashkëpunimin ekonomik

nga D V

Shkup, 1 korrik – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ambasadorja e Kroacisë, Nives Tiganj, në takimin e sotëm, konfirmuan marrëdhëniet tradicionalisht miqësore ndërmjet dy vendeve, të cilat do të avancohen dhe thellohen në të ardhmen me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, kumtoi MPJ-ja.

Tema e bisedimeve ishte integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ku bashkëbiseduesit ranë dakord se zgjerimi i Unionit do të jetë një nxitje jo vetëm për vendet e rajonit, por edhe me interes thelbësor për vendet anëtare.

Ministri Mucunski shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të parezervë nga Kroacia për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian. Në të njëjtën kohë u theksua nevoja për të punuar bashkërisht dhe intensivisht në drejtim të përshpejtimit të procesit tonë të integrimit evropian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More