Mucunski u takua me homologun egjiptian Abdelati

nga D V

Shkup, 25 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot ka zhvilluar takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Arabe të Egjiptit, Badr Abdelati, në margjinat e konferencës vjetore “Dialogut Mesdhetar” i mbajtur në Romë, njoftuan nga Ministria.

Në një vit që shënon 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, takimi i sotëm, siç thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe evidenton gatishmërinë e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të tyre.

Në takim të dy ministrat diskutuan për nxitjen e dialogut politik në nivel të lartë dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ndërsektorial, dhe në këtë drejtim për vitin 2025 u paralajmërua organizimi i një forumi biznesi me kompani nga të dyja vendet.

Ministri Mucunski shprehu mirënjohje për mbështetjen e Egjiptit për kandidaturën e vendit për anëtarësim në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, ndërsa theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm në kuadër të organizatave shumëpalëshe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More