Muhamet Elmazi premton mbështetje konkrete për fermerët e Sarajit

nga D. V.

Shkup, 22 shtator – Fermerët e Sarajit do të kenë mbështetje të qëndrueshme dhe konkrete për zhvillimin e prodhimeve vendase, premtoi kandidati i VLEN-it për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi.

Ai, së bashku me bartësin e listës Amir Idrizi dhe zv.drejtorin për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Mevlan Morina, vizituan fermerët në Shishovë dhe diskutuan për sfidat e tyre të përditshme.

“Fermerët e Sarajit meritojnë mbështetje të vërtetë. Ata mund të jenë gjenerator i zhvillimit ekonomik dhe burim i krenarisë sonë,” tha Elmazi.

Në kuadër të planprogramit të VLEN-it, është parashikuar subvencionim deri në 3 denarë për litër qumësht, si mbështetje direkte për punën e fermerëve dhe për fuqizimin e prodhimit vendas.

Elmazi theksoi se bashkëpunimi me fermerët do të vazhdojë për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm në sektorin bujqësor të Sarajit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More