Mungojnë faturat, Shoqata e Prodhuesve kërkon pezullimin e vendimit të ZRRE-së për tarifat e reja të energjisë

nga D. V.

Shoqata e Prodhuesve të Kosovës, në kuadër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, i ka bërë një thirrje Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për të pezulluar menjëherë vendimin e fundit për tarifat e energjisë elektrike, duke e cilësuar atë si një rrezik serioz për sektorin prodhues të vendit.

Në reagimin e saj, Shoqata thekson mungesën e përgatitjes institucionale dhe transparencës në implementimin e vendimit.

“Fakti që ende nuk kanë ardhur faturat, tregon qartë se nuk ka pasur as përgatitje minimale për zbatimin e këtij vendimi. Kjo situatë dëshmon mungesën e transparencës, planifikimit dhe konsultimit me palët e prekura”, thuhet në reagim.

Shoqata shpreh shqetësimin se ky vendim vjen në një moment tepër të ndjeshëm për industrinë vendore, e cila po përballet me sfida të shumta ekonomike.

“Ky vendim, në një kohë kur bizneset vendore po përballen me: rritje të madhe të importeve,  rënie të eksportit, dhe vështirësi serioze në ruajtjen e tregjeve të BE-së, po shndërrohet në një barrë të papërballueshme për prodhuesit tanë”, thuhet tutje në reagim.

Sipas Lidhjes së Bizneseve, rritja e menjëhershme e kostove të energjisë pa paralajmërim dhe pa asnjë konsultim me sektorin privat, mund të ndikojë rëndë në konkurrueshmërinë dhe mbijetesën e ndërmarrjeve vendore.

“Rritja e menjëhershme e kostove të energjisë, pa asnjë paralajmërim apo diskutim me sektorin privat, rrezikon jo vetëm konkurrueshmërinë, por edhe vetë mbijetesën e shumë ndërmarrjeve vendore”, thuhet mes tjerash në reagim,

Shoqata kërkon që ZRRE të tërheqë menjëherë vendimin dhe të nisë një proces të ri, të planifikuar dhe gjithëpërfshirës.

“ Kërkojmë nga ZRRE pezullimin e menjëhershëm të vendimit dhe fillimin e një procesi të përgjegjshëm, të hapur dhe të planifikuar për një tranzicion të drejtë dhe të qëndrueshëm në fushën e energjisë. Sektori prodhues duhet të trajtohet si partner strategjik, jo si viktimë e politikave të nxituara. Lidhja e Bizneseve të Kosovës do të jetë gjithmonë pranë prodhuesve dhe bizneseve, në shërbim të zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More