Murati: Kushtetuesja rikonfirmoi se pozicioni ynë ka qenë parimor dhe i bazuar në Kushtetutë

nga D. V.

Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, tha se Gjykata Kushtetuese dje e ka rikonfirmuar që të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votim, raporton Ekonomia Online.

“Dje akgjykimi i kushtetueses ritheksoi atë që është thënë në vitin 2014 vetëm sa e rikonfirmon se pozicioni ynë ka qenë parimor dhe i bazuar në Kushtetutë. Në asnjërin prej pikave të aktgjykimit Gjykata nuk ka thënë se votimi i fshehtë është antikushtetues, siç po thuhet nga opozita. Gjykata ka konfirmuar se votimi i fshehtë është njëra nga mënyra që mund të përdoret.

Të gjitha partitë, sidomos ato që kanë anëtarë në Kryesinë e Kuvendit duhet të arrijnë koncensusin, për emrat që duhet të përfaqësojnë Kryesinë e Kuvendit. Gjykata Kushtetuese dje e ka rikonfirmuar që të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votim. Nuk mund të vijnë në seancë dhe të mos votojnë. Mosvotimi fare është shkelje kushtetuese. Votimi i fshehtë nuk është në kundërshtim me Kushtetutë”, tha Murati.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More