Murtezani: Do jemi gjithmonë pranë Kosovës në çdo hap të rrugëtimit të saj!

nga Redaksia

Shkup, 17 shkurt – Ministri për Çështje Evropiane ka uruar Kosovën për Ditën e Pavarësisë.

“Dita e Pavarësisë – 17 shkurti, për qytetarët e Kosovës dhe për të gjithë shqiptarët, është dita e kurorëzimit të lirisë, njëherësh edhe data kur shteti më i ri në Europë, shndriti si një yll në flamurin e madh të Europës. Në ditëlindjen e saj të 17-të, urojmë që Republika e Kosovës edhe më tej të vazhdojë rrugëtimin e saj euroatlantik! Ne si Qeveri e Maqedonisë e Veriut, një vend kandidat për anëtarësim në familjen e madhe të Bashkimit Europian, kemi qenë dhe do të jemi pranë Qeverisë së Kosovës, në çdo hap të rrugëtimit të saj, të përqafimit të vlerave europiane”, ka shkruar ministri Murtezani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More