Murtezani në takim zyrtar në Këshillin për Çështje të Përgjithshme të BE-së në Bruksel

nga D V

Shkup, 23 shtator – Me ftesë të kryesimit hungarez me Këshillin e BE-së, ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, nesër në Bruksel do të marrë pjesë në takimin zyrtar të Këshillit për Çështje të Përgjithshme të Bashkimit Evropian (GAK).

“Kjo është pjesëmarrja e parë e ministrave të vendeve kandidate për anëtarësim në Union, së bashku me vendet anëtare, që të jenë pjesë formale e GAK-ut në të cilën do të diskutohet Raporti i Komisionit Evropian për sundimin e së drejtës”, thonë nga Ministria e Çështjeve Evropiane.

Në mbledhjen e nesërme, parashihet të diskutohet për gjendjen e katër fushave që mbulon Raporti i fundit i KE-së për sundimin e së drejtës 2024: sistemin gjyqësor, antikorrupsionin, pluralizmi mediatik dhe liria e medias, si dhe çështje të tjera institucionale që kanë të bëjnë me mekanizmat e kontrollit.

Krahas ministrit Murtezani, në takimin zyrtar për Çështje të Përgjithshme të BE-së, të pranishëm do të jenë edhe kolegë të tij nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More