Muzhaqi takim me ambasadoren e Algjerisë: Ura të reja bashkëpunimi në të ardhmen

nga D V

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët priti në një takim ambasadoren e Algjerisë, Zaina Benhabouche.

Gjatë takimit, Muzhaqi dhe Benhabouche zhvilluan një bisedë të frytshme mbi politikat e përbashkëta mes dy vendeve dhe potencialin për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi në të ardhmen.

Ministrja Muzhaqi gjatë takimit prezantoi Strategjinë Kombëtare të Rinisë dhe iniciativat e shumta që janë ndërmarrë për fuqizimin e të rinjve.

Gjithashtu, Muzhaqi theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për rininë, si një shtyllë kyçe për zhvillimin dhe për forcimin e partneritetit dypalësh.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More