Nawrocki: Të bëjmë gjithçka që të jemi gati për luftë

nga D. V.

Presidenti polak, Karol Nawrocki i bëri thirrje NATO-s të forcojë mbrojtjen pas një ndërhyrjeje të dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë.

Në një intervistë me gazetën gjermane ”Bild”, të botuar të dje, Nawrocki tha se “duhet të bëjmë gjithçka që të jemi gati për luftë, sepse vetëm kjo siguron paqen”.

Ai shtoi se priste që “sulme të tilla në territorin e NATO-s” të mos ndodhnin përsëri dhe se aleanca do të ishte edhe më e përgatitur.

Javën e kaluar, të paktën 19 dronë rusë hynë në hapësirën ajrore polake, duke shënuar herën e parë që forcat polake dhe të NATO-s qëlluan dronë mbi Poloni.

Mbeturinat ishin të shpërndara në të gjithë vendin, qindra kilometra nga kufiri lindor.

Nawrocki tha se ishte i bindur se sulmi ishte “i kontrolluar drejtpërdrejt nga Moska” dhe një demonstrim i aftësive të presidentit rus Vladimir Putin.

Vetëm tre ose katër dronë u qëlluan, por presidenti shprehu kënaqësinë që asnjë ushtar apo civil polak nuk u vra.

Nawrocki shprehu mbështetje për thirrjen e presidentit të SHBA-së Donald Trump drejtuar anëtarëve të NATO-s për t’i dhënë fund të gjitha importeve të naftës ruse, duke paralajmëruar se tregtia e vazhdueshme do të inkurajonte Moskën dhe do të rrezikonte agresion të mëtejshëm.

Apeli i Trump i referohet, ndër të tjera, Hungarisë dhe Sllovakisë, si dhe Francës, e cila importon naftë ruse nga India.

”Vetëm sanksionet dhe Trump mund të ushtrojnë presion mbi Putinin për t’i dhënë fund luftës dhe për të ruajtur integritetin territorial të Ukrainës”, tha ai duke shtuar se “Evropa duhet ta mbështesë atë në këto përpjekje”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More