Ndalohen 12 femra të cilët janë kapur në një objekt në Gostivar

nga Xh M

MPB njofton se gjatë kontrollit të një objekti në Gostivar janë kapur 12 femra shtetase të huaja.

“Me datë 30.12.2024, në periudhën nga ora 00:00 deri në ora 01:10, zyrtarë policorë në DPB Gostivar, në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, kanë kryer kontroll në një objekt hoteliere në rrugën “Ilindenska” në Gostivar në pronësi të J.A.(48) nga Gostivari.

Gjatë kontrollit në objekt janë gjetur 12 femra, pesë prej të cilave (katër nga Republika e Serbisë dhe një nga Republika e Shqipërisë) kishin keqpërdorur qëndrimin turistik”, njofton MPB.

Ata u ndaluar dhe dërguar në stacionin policor dhe u ndaluan për procedim të mëtejshëm, më pas ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More