Ndalohen nëntë persona në Kumanovë për shitjen e duhanit

nga Xh M

MPB Maqedoni ka njoftuar se dje (26 janar 2025) në Kumanovë, zyrtarët policorë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut kanë ndaluar personat R.M. (53), H.R.(43), A.A.(52), S.F. (69), F.J. (43), A.S (74), N.I (70), A.I (56) dhe një të mitur, të gjithë nga Kumanova, pasi në tregun e qytetit dhe në tregun në fshatin Konjare e Poshtme, janë kapur duke shitur duhan në mënyrë joligjore.

Nga MPB njoftojnë se tek ata është gjetur dhe sekuestruar 269 kilogramë duhan.

“Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse. Duhani i sekuestruar i është dorëzuar Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, ndërsa Inspektorati Shtetëror i Tregut do të marrë masa për kryerjen e veprimtarive të paregjistruara”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More