Ndalohet një 35-vjeçar nga Tetova, kapet me lëndë narkotike

nga D V

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njofton se gjatë dje pasdite ka privuar nga liria 35-vjeçarin A.B nga Tetova për shkak se gjatë bastisjes në banesën e tij të kryer me urdhër gjykate është gjetur dhe konfiskuar kokainë.

“Me datë 28.11.2024 në ora 18:50 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.B. (35) nga Tetova. Gjatë bastisjes së kryer në banesën e tij dhe ambientet ndihmëse, të kryer me vendim gjykate, iu gjetën dhe sekuestruan kokainë dhe sende me mbetje kokaine”.

“Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë kallëzimi përkatës”, thonë nga SPB-Tetovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More