Ndalohet një person në Gostivar, dyshohet për vjedhje në një kishë

nga D. V.

SPB Tetovë njofton se ka ndaluar një person nga Gostivari i cili dyshohet se ka kryer vjedhje në një kishë.

“Sot (05.01.2026) në ora 08.50) në bulevardin ,,Goce Dellçev,, në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin F.I.(35) nga f.Vrutok i Gostivarit.

Ai dyshohet se gjatë orëve të mëngjesit, ka kryer vjedhje në kishën ,,Shën Maria e Virgjër,, në Gostivar, ku ka vjedhur para.

Tek ai janë gjetur dhe konfiskuar pjesë nga paratë e vjedhura. I njëjti është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More