Ndalohet një person nga Kërçova, kontrabandonte imigrantë nga Kina

nga D V

MPB njofton se ka ndaluar një person nga Kërçova, për shkak se kontrabandonte imigrantë nga Kina.

“Me datë 01.01.2025 në ora 19:40 në Stacionin Policor Gjevgjeli është ndaluar D.P. (25) nga fshati Vraneshticë e Kërçovës, për shkak të dyshimit se rreth orës 12:00 në afërsi të kufirit me Greqinë ka qenë duke transportuar pesë persona-imigrantë nga Kina.

D.P. është ndaluar, ndërsa imigrantët janë transferuar në Qendrën pranuese dhe transitore në Gjevgjeli për përpunim të mëtutjeshëm. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More