Pas firmosjes së urdhrit ekzekutiv të Donald Trump për ndërprerje të financimeve të programeve të ndryshme në botë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar të gjitha institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në “Top Story” në Top Channel, bëri deklaratën e fortë duke thënë se do të kemi arrestime nga SPAK.
Në lidhje me pezullimin e fondeve, ai tha se “FBI, DEA janë këtu”, ndërsa shtoi se bashkëpunimi vazhdon dhe është i fuqishëm.
“A do kemi arrestime tani?”, pyeti drejtori i informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari.
Kësaj pyetjeje, Karamuço u përgjigj duke thënë “I ke shumë shpejt. Kam informacion të freskët. Pse thonë ata ‘do kthehemi shpejt’. Ata vërtetë kthehen para zgjedhjeve. Pse? Sepse në doktrinën që ka SHBA për të siguruar stabilitetin në Ballkan duhet luftuar korrupsioni dhe krimi i organizuar. Kjo është alfa e tyre. Agjencitë federale i ke këtu, edhe pse ikën këta të projekteve.
Për shërbimet dhe interesat e tyre, Amerika në Tiranë ka një kasafortë që e hap dhe të jep lekë, dhe ndonjëherë pa faturë për shërbimet emergjente.”