Ndryshime në ligjin e Gjendjes Civile, Balla: U vjen në ndihmë shqiptarëve jashtë vendit

nga D V

Funksionet e gjendjes civile do t’i kenë edhe nëpunësit në konsullorë jashtë vendit, me kompetenca të njëjta si nëpunësit e gjendjes civile brenda vendit. Janë këto ndryshimet e fundit në ligjin “Për Gjendjen Civile” i cili synon sipas ministrit Taulant Balla do t’ju vijë në ndihmë të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

“Ofrimi i këtij shërbimi më fleksibël konsiderohet dhe për pjesën e madhe të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit e të cilët i përshëndesim sepse, ky është një ligj që u vjen drejtpërsëdrejti në ndihmë të gjithë bashkatdhetarëve tanë që jetojnë jashtë territorit, e të cilat, të cilët lëshohen sipas formatit për përdorim jashtë vendit, si një aspekt tjetër lehtësues në plotësimin e nevojave të tyre administrative në shtetin e huaj ku zhvillojnë veprimtarinë e tyre. Ky aspekt do të përcaktohet me shtimin e funksioneve të gjendjes civile, që synohen t’u jepen nëpunësve në postet tona konsullore, nëpërmjet një akti të përbashkët që do të miratohet në bashkëpunim me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme. Miratimi i këtij projekt akti, do të institucionalizojë veprimtarinë e nëpunësve konsullorë, duke u dhënë kompetenca të mirëfillta si nëpunësit e gjendjes civile sot në zyrat e gjendjes civile, qoftë në bashki apo njësi administrative”.

Duke kërkuar edhe votat e opozitës, Balla i ftoi të distancohen nga ata, që sipas tij pushtojnë foltoren, apo djegin goma.

“Dua t’ju informoj që kemi marrë në konsideratë edhe propozime që kanë ardhur nga opozita, sikurse e bëjmë gjithmonë, nëse ato vijnë në rrugë zyrtare, nëse ato nuk vijnë duke pushtuar foltoristët foltoren. Meqenëse jemi në një ditë historike sikurse është D-day, ju ftoj të distancoheni nga ata që pushtojnë me dhunë foltoren, djegin goma apo nga ata që janë të shpallur ‘Non-grata’ nga SHBA”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More