Ndryshimet në Kodin Penal rrënuan edhe më shumë sistemin e gjyqësisë!

nga I.A

Shkup, 5 korrik – Ndryshimet në Kodin Penal me çka u vjetërsuan disa vepra penale nga natyra e abuzimit me detyrën zyrtare dhe fondet publike, dhanë sinjal negativ në BE dhe imazhin negociues të shtetit në këtë fazë. Sipas ndryshimeve të miratuara, dispozitat e nenit 353 për dënimet me burgim së paku tre dhe pesë vjet shfuqizohen dhe në vend të tyre të vendoset dënimi me burgim nga një deri në katër vjet. Me përcaktimin e kufirit të sipërm të dënimit të mundshëm me burg, hapet mundësia e vjetërsimit edhe më të shpejtë, gjë që tashmë është bërë praktikë në çështjet gjyqësore me ish-zyrtarë, shkruan Zhurnal.

Ndryshimet në Kodin Penal dëmtuan imazhin e vendit –

Ndryshimet në Kodin Penal me çka u vjetërsuan disa vepra penale nga natyra e abuzimit me detyrën zyrtare dhe fondet publike, dhanë sinjal negativ në BE dhe imazhin negociues të shtetit në këtë fazë. Ekspert nga rajoni dhe vendi potencuan se ndryshimet në Kodin Penal duhet shfuqizuar nëse vendi dëshiron të tregon gatishmëri për luftë të vërtetë kundër krimit dhe korrupsionit.

Kristian Duku nga Bukureshti tha se me ndryshimet e fundit, keqpërdorimi i detyrës zyrtare u lehtësua në vepra të llojit që dënohen vetëm për dëm material, por pa pasoja penale.

“Ju mund të vëreni disa probleme. Ata ndryshuan abuzimin e detyrës zyrtare me dëm material. Krijuan mundësi të shumëfishta për mundësinë e përsëritjes duke i pamundësuar prokurorëve t’i çojnë lëndët në gjykatë”, tha Kristian Duku për Alsat, Menaxher i përgjithshëm i Qendrës për studime të përgjithshme në Romani.

Gjykatësja Olja Ristova theksoi se gjatë hartimit të Kodit Penal, nuk u mbajt llogari për dëmin në buxhet që do të shkaktohet nga vjetërsimi i veprave penale që kryesisht kishin buruar si akuza nga ish Prokuroria Speciale Publike.

“Mos ndëshkueshmëria e atyre që ishin fajtor për këto vepra, pa mos dashur të shkelë në prezumimin e pafajësisë, por neve nuk do të mund kurrë ta mësojmë nëse ishin fajtor ose jo, pavarësisht se ata mund të mos ishin dënuar, por u krijua bindja e pandëshkueshmerisë”, u shpreh Olja Ristova, Gjykatëse.

Në panel ishte edhe Aleksandra Dejanovska ish anëtare e grupit të punës në përpilimin e Kodit Penal, ndërsa për efektet e ndryshimeve foli edhe Muhamed Halili i cili tha se ndryshimet bënë që të bien poshtë të gjitha veprat e ish PSP-së, ndërsa vetëm Katica Jenva të përfundoi në burg.

Kujtojmë që, ndryshimet në Kodin Penal u miratuan në shtator të vitit kaluar. Pas hyrjes në fuqi, shumë vepra penale të ngarkuara mbi ish funksionarët e përbërjes qeveritare të Nikolla Gruevskit arritën vjetërsimin absolut dhe u abroguan.

Përse ligji për ndryshimet në Kodin Penal nuk ishte keqpërdorim i flamurit evropian?

Presidenti Stevo Pendarovski, më 7 shtator 2023 vendosi ta nënshkruajë Dekretin për shpalljen e Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Kodit Penal. Ndryshime të cilat ishin votuar në Kuvend me flamur evropianë, ngjashëm sikurse ndryshimet për lojërat e fatit. Por, atëherë nuk ishte keqpërdorim por tani çuditërisht po.

Çfarë përmbanin ndryshimet në ligjin për Kodin Penal, të cilat i miratoi Pendarovski?

Ligji në fjalë është miratuar me flamur evropian, me procedurë të përshpejtuar, sepse, siç patën thënë nga Qeveria gjatë seancës, nga gjithsej 38 nene në ndryshimet dhe plotësimet ligjore, 35 janë me direktiva të BE-së. Por pikërisht ndryshimet në nenin 353, që i referohet krimit të zyrtarëve, nuk janë ndër ato 35 nene.

Sipas ndryshimeve të miratuara, dispozitat e nenit 353 për dënimet me burgim së paku tre dhe pesë vjet shfuqizohen dhe në vend të tyre të vendoset dënimi me burgim nga një deri në katër vjet. Me përcaktimin e kufirit të sipërm të dënimit të mundshëm me burg, hapet mundësia e vjetërsimit edhe më të shpejtë, gjë që tashmë është bërë praktikë në çështjet gjyqësore me ish-zyrtarë.

Ndryshime të tilla ligjore VMRO-DPMNE-ja i kishte kërkuar në vitin 2018 në takimet e atëhershme të kryesisë së Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit, me qëllim të vjetërsimit të veprave të ish-funksionarëve të akuzuar nga Qeveria e Nikolla Gruevskit. E për këto ndryshime presidenti Pendarovski ka nënshkruar pa hamendje dhe pa u menduar dy herë.

Ndryshe, problem tjetër serioz dhe shqetësues që kontribuon në ndërhyrje në proceset gjyqësore dhe ulje të besimit në gjyqësi është edhe nepotizmi. Emërimet e përzgjedhjet në gjyqësorë kanë një traditë të kamotshme që bëhen me ndikime partiake apo familjare, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka vërejtje për mënyrën se si është zgjedhur personi i parë në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka deklaruar kryetarja e antikorrupsionit,  Biljana Ivanovska, duke theksuar se në opinion dolën fotot publike të kreut të ri të Prokurorisë, Islam Abazi me njerëzit e parë të BDI-së, lë hapësirë ​​për të besuar se “ka pasur ndikim”.

Vetëm 2 për qind e të anketuarve i besojnë plotësisht gjyqësorit, kjo sipas anketës së fundit që IRI. Anketat e mëhershme tregonin se 8 për qind e qytetarëve të anketuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut i besonin tërësisht gjyqësorit, për një vit ky besim ka shënuar ulje drastike. Në anketën në fjalë dukshëm është ulur besimi edhe në Prokurori, Polici, Sistemin shëndetësor, punën e Qeverisë, Arsimin.

Kjo tregon që besimi në gjyqësi dhe institucionet e drejtësisë është shqetësues se është shumë i ulët, e më shqetësuese se kaq është fakti se besimi nuk shkon në rritje vetëm në ulje e sipër. E kjo është dëshmuar që brenda vitit nga 8% ka rënë në 4%, e nuk dihet vitin e ardhshëm kjo përqindje ku do përfundojë.

Prandaj, për të ecur para Maqedonia e Veriut është e detyruar që krahas gjitha reformave tjera të bëj edhe reformat e duhura dhe shumë të nevojshme në sektorin e gjyqësisë, fillimisht duke e departizuar pastaj duke e lejuar që të funksionojë pa presione politike, në mënyrë që të ketë kuptim të plotë si pushtet korrigjues. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More