Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 25-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës ka ndarë një video të ish-kryeministrit Hashim Thaçi i cili kishte inauguruar shkollën e Shërbimit Policor të Kosovës, që pas pavarësisë së vendit u shndërrua në Polici të Kosovës.
Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se që nga ajo ditë me dhjetëra mijëra qytetarë të Kosovës kanë shërbyer në uniformën e vendit, duke garantuar sigurinë, paqen dhe stabilitetin në vend.
Lexoni të plotë postimin:
Që nga ajo ditë, me dhjetëra mijëra qytetarë të Kosovës kanë shërbyer në uniformën e vendit të tyre, duke garantuar sigurinë, paqen dhe stabilitetin në vend.
Prandaj, sot, në 25 vjetorin e themelimit të Policisë sonë, u shpreh mirënjohjen më të thellë grave dhe burrave që ndër vite kanë shërbyer me nder, përgjegjësi dhe krenari.
Kosova, si një histori e bukur suksesi, përveç lidershipit të saj të duhur politik në momentet më të rëndësishme, është meritë edhe e policisë së mrekullueshme të vendit tonë.
Urime të gjithë policëve tanë. Jemi me ju dhe krah jush në çdo hap!.