Në Ambasadën e Serbisë në Shkup është hapur Libri i zisë për fatkeqësinë në Novi Sad

nga Xh M

Shkup, 2 nëntor – Ambasada e Republikës së Serbisë në Shkup kumtoi se në hapësirat e saj, në rr. “Pitu Guli” 8, për opinionin do të hapet Libri i zisë për tragjedinë që ndodhi dje në Novi Sad.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund t’i shprehin ngushëllimet e veta në Librin e zisë prej sot deri më 4 nëntor, prej orës 12 deri në orën 18.

Për shkak të fatkeqësisë në të cilën nga shembja e çatisë në Stacionin hekurudhor në Novi Sad jetën e humbën 14 njerëz, Qeveria e Serbisë, ditën e sotme, 2 nëntor 2024, e shpalli Ditë zie në Serbi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More