Shkup, 29 prill – Sot në mëngjes temperatura më e ulët prej -1 gradë Celsius është matur në Berovë dhe Lazaropole, ndërsa tetë gradë në Vinicë.
Në Kodrën e Diellit 0 gradë, 2 në Hanet e Mavrovës, 3 në Kriva Pallankë, 4 gradë në Shkup-Petrovec, Krushevë dhe Strumicë, 5 gradë në Shtip, Tetovë, Gjevgjeli, Kumanovë, Demir Kapi dhe Veles, 6 gradë në Shkup-Zajçev dhe Kavadar dhe 7 në Ohër dhe Prilep.
Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor.
Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 18 deri në 25 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor.
Temperatura maksimale do të arrijë deri 25 gradë.