Në fund të marsit takim i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup

nga Xh M

Shkup, 13 mars – Maqedonia e Veriut do të pres në fund të marsit takimin e ardhshëm të liderëve të Ballkanit Perëndimor mbi Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian.

Almakos ka arritur të sheh agjendën e këtij takimi në detaje e që rezulton të mbahet saktësisht më datën 19 dhe 20 Mars në Shkup.

Vendimi është marrë si rezultat i rolit proaktiv të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në përgatitjen dhe zbatimin e Agjendës Reformuese lidhur me këtë plan strategjik.

“Vendimi i BE-së është një njohje e përkushtimit tonë për të promovuar bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në familjen evropiane”, thuhej në komunikatën e Ministrisë për Çështje Evropiane.

Po ashtu mësohet se në këtë mbledhje me kryeminisrat rajonal do të ketë edhe një takim mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More