Në Gjevgjeli janë matur 42 gradë, ndërsa 40 në Shkup, freskim nga e diela

nga Redaksia

Shkup, 23 korrik –  Temperatura më e lartë prej 42 gradë është matur sot në Gjevgjeli, 41 në Veles, ndërsa 40 në Shkup, Demir Kapi dhe Strumicë. Më  freskët është në Kodrën e Diellit me 24 gradë

DPHM edhe për nesër paralajmëron mot me diell dhe shumë të ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 22 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 36 deri në 42 gradë.

 Në Shkup, me diell dhe shumë ngrohtë me erë të lehtë deri në mesatare veriperëndimore. Temperatura minimale do të bjerë në 21, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 41 gradë.

 Të premten dhe të shtunën do të moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare dhe me një temperaturë që herë pas here do të arrijë 43°C. Të dielën do të ketë paqëndrueshmëri lokale me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa  temperatura do të jetë në rënie.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More