Në kërkim nga SPAK, Arben Ahmetaj nga arratia flet për RAI3, akuza Ramës se priste mafiozë në zyrë: Grupet kriminale fitojnë tendera

nga Xh M

Sot emisioni “Report” në Rai 3 do të transmetojë një intervistë ekskluzive të izh-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj i cili ndodhet në arrati prej korrikut të vitit të kaluar kur SPAK lëshoi urdhërarresti. Në këtë intervistë Ahmetaj pretendon se ka të dhëna që tregojnë se bosët e mafias marrin para publike dhe leje ndërtimi për pastrimin e parave.

Grupet kriminale marrin tendera publikë përmes “presta nome”, dhe riciklojnë paratë në Shqipëri përmes sektorit të ndërtimit . Kordinohen me Edi Ramën.”

Sipas akuzave të ish-zvkryeministrit Arben Ahmetaj, tashmë në arrati, Rama ka raporte direkte me krerët e klaneve, e këtë ai thotë se e ka parë vetë.

“Takon shefat e mafies në Kryeministri, i kam parë”. Ahmetaj pretendon që raportet ndërmjetësohen nga një investitor nga Durrësi, E.A, biznesmen.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama ka mohuar akuzat përballë gazetarëve italianë. Rama e quan ish-zëvendësin e tij të pabesueshëm.

“Njerëz që nuk duhen marrë seriozisht. Politika shqiptare nuk është e ndotur nga mafia”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More