Shkup, 29 korrik – Komisioni kuvendor për financa dhe buxhet sot do të vazhdojë me debat amendamentei rreth ribalancit të Buxhetit për vitin 2024, pasi që të shtunën, pas tre ditëve punë, e përfundoi debatin e përgjithshëm. Debati rreth amendamenteve, për të cilin janë parashtruar 58 amendamente so të zgjat gjashtë ditë.
Gjatë debatit të përgjithshëm në diskutimet e deputetëve nga partitë qeveritare mund të dëgjoheshin akuza se pushteti i kaluar ka lënë një vrimë të madhe buxhetore, e cila, siç thanë megjithatë do të mbulohet me punë. Opozita e akuzoi pushtetin e ri se nuk ka mirëkuptim për nevojat e qytetarëve dhe se kanë premtime të rreme në fushatën parazgjedhore.
Për qeverinë, ribalancimi është shpëtimi i vendit nga falimentimi, një fillim që paralajmëron një ofensivë të ashpër investimi dhe luftë kundër krimit dhe korrupsionit, dhe për opozitën, një tregues se qeveria është në kaos të përgjithshëm, pa vizion dhe kapacitet për t’i zbatuar reformat dhe për t’i realizuar premtimet.
Në ditën e parë të dëgjimit të Komisionit, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, ka shpjeguar ribalancin, duke theksuar se është krijuar në përputhje me gjendjen e konstatuar në buxhet. Siç tha Dimitrieska-Koçoska, janë siguruar mjete për gjithçka që duhet të paguhet sipas ligjit. Në prezantimin e saj, Ministrja e Financave theksoi se ribalancimi është bërë konform situatës së konstatuar në Buxhet.

“Me ribalancim sigurojmë mjete për të gjitha ato dhe për gjithçka që është paraparë me ligj, por nuk ka pasur mjete të planifikuara, gjegjësisht mjete për të punësuar, pensionistë, studentë, kompani, si dhe për pagesën e detyrimeve në bazë të kamatës, kredive, etj. Jemi përpjekur dhe kemi kursyer maksimalisht nga gjithçka që nuk ka pasur dinamikë realizimi dhe fondet që kanë mbetur të papërdorura. Nga të gjitha ato që paraqesin shpenzime joesenciale, kemi arritur të gjejmë kursime prej 20 miliardë denarëve dhe t’i shfrytëzojmë aty ku kanë nevojë”, tha Dimitrieska-Koçoska.
Të hyrat e përgjithshme në ribalancin e Buxhetit janë planifikuar në 318,2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në 362,8 miliardë denarë. Rritja e PBV-së është projektuar në 2.1 për qind, inflacioni në nivelin 3.5 për qind, ndërsa deficiti buxhetor 4.9 për qind.
Gjatë miratimit të ribalancit të Buxhetit nga ana e Qeverisë janë miratuar edhe disa konkluzione me propozim të Ministrisë së Financave. Ndër to, që shfrytëzuesit buxhetorë me rastin e lidhjes së marrëveshjeve kolektive të kenë parasysh mjetet buxhetore të miratuara dhe të mos ndërmarrin detyrime për të cilat nuk kanë siguruar mjete në buxhet për vitin aktual, si dhe ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare shtetërore do të duhet të kërkojë mendim nga Ministria e Financave. Për këtë ka reaguar nga Sindikata e AOGJSH-së, nga ku kanë pyetur nëse është në horizont pezullimi i kontratave kolektive.