Në komunën e Mavrovës-Rostushë kanë votuar 68 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm

nga Redaksia

Gostivar, 7 maj – Në prag të zgjedhjeve të dyfishta – presidenciale në rrethin e dytë dhe zgjedhjet parlamentare, sot në komunën e Mavrovës dhe Rostushës do të votojnë gjithsej 68 të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Nga KKZ-ja informojnë se brenda afatit janë regjistruar 70 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, prej të cilëve 68 i kanë plotësuar kushtet për të votuar.

Sipas kryetarit të komisionit, Rexhep Agai, procesi zgjedhor po zhvillohet pa vështirësi dhe pret që të gjithë kandidatët e regjistruar të ushtrojnë të drejtën e votës sot pasdite. Agai theksoi edhe se përgatitjet për nesër po shkojnë mirë për momentin dhe nuk pret ngecje në votim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More