Në Kumanovë vijojnë aplikimet për mbështetjen e bujqëve

nga Xh M

Kumanovë, 26 maj – Nga Agjencia për nxitje të zhvillimit të bujqësisë, departamenti për rajonin verilindorë me seli në Kumanovë, bëjnë të ditur se janë duke rrejdhur pa problem aplikimet për ndihmë e mbështetje financiare për buqjit, mjete këto të siguruara nga Programi për zhvillim rural. Nga këtu njoftojnë se për dallim nga vitet paraprake, nga ky vit ka rritje të çmimeve sa i përket kulturave të ndryshme të bujqësisë e blegtorisë.

“Fillojmë nga kulturat drithërore të cilat subvencionimin bazorë e kanë 6 mijë denar për hektarë, ndërsa nëse përdorin farë të certifikuar të blerë aty përfitojnë edhe 7 mijë denarë që do kapë shumën 13 mijë denarë, nëse të njejtit prodhimin e dorëzojnë në kapacitete përpunuese e grumbulluese atëher i përfitojnë edhe 6 mijë denarë për hektar e cila shumë nuk ka qenë më parë, këtu kemi edhe kultura të tjera si për shembull luledielli që prodhohet më pak, por që baza është 6 mijë denarë si dhe 4.500 denarë përfitim nëse i shesin në kapacitete grumbulluese apo përpunuese.”, u shpreh Xhabir Ramadani nga Agjencia për nxitje dhe zhvillim të bujqësisë.

Ramadani gjithashtu na njoftoi se ngritje të subvencioneve kemi edhe tek produktet sa i përkasin kulturave perimore.

“Tek kulturat perimore, ku hyjnë, specat, domatet, trangujt etj, në kushte normale 10 mijë denarë është pagesa për hektarë, ndërsa nëse dorëzohen në kapacitete përpunuese atëherë i përfitojnë edhe 20 mijë denarë për hektarë, por që duhet të dorëzohen më së paku 20 ton speca, 15 ton domate etj.”, theksoi Ramadani.

Xhabir Ramadani, u bënë thirrje të gjithë bujqëve e blegtorëve që të respektojnë afatet për aplikimin për përfitimin e subvencioneve, ku të njetit aplikimet mund ti kryjenë përmes formës online. Nga kjo Agjenci, na informuan se më së shumti aplikues për përfitimin e këtyre granteve ka nga bujqit e fshatrave të Komunës së Kumanovës, por vërehet interesim edhe nga bujqit fshatrave të Komunave të Likovës dhe Nagoiriçit të Vjetër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More