Në market paga 48 mijë denarë, doktor i stomatologjisë 22 mijë denarë!

nga I.A

Shkup, 29 qershor – Mos t’i pyesim mjekët përse po e lëshojnë vendin, por të pyesim institucionet e vendit çfarë po bëjnë për të pas arsye mjekët të zhvillojnë veprimtarinë e tyre në vend. Tmerri më i madh është fakti kur hapet konkurs publik për tu punësuar doktor i stomatologjisë me orar të plotë 40 orë në javë me pagë minimale 22.600 denarë. Kur në të njëjtin vend marketi KAM hap konkurs për të zgjeruar ekipin me pagë fillestare prej 38 mijë denarë pagë e cila mund të arrij deri në 48 mijë denarë. Kjo pra është Maqedonia e Veriut që dëbon mjekët dhe pastaj përjeton krizë në shëndetësi. Respekt për secilin profesion dhe punë që bëhet, por mjekët janë ata që sakrifikojnë shumë për të marrë titullin dhe përgatitjen e duhur në shërbim të qytetarëve, por kjo aspak nuk po vlerësohet nga institucionet e vendit, shkruan Zhurnal.

Në marketin KAM paga marramendëse në sektorin e shëndetësisë paga ofenduese –

I kuptueshëm është mllefi i punonjësve shëndetësor për faktin se në Maqedoninë e Veriut pagat që ofrohen atyre janë më shumë se ofenduese. Të studiosh gjashtë vite me shumë mund e sakrificë, shpenzime të larta e përpjekje e vazhdueshme e në fund të ofendohesh me pagë minimale është krejtësisht e pakuptimtë dhe e papranueshme.

Shembull konkret është konkursi i fundit i hapur nga rrjeti i marketeve KAM të cilët për fat të mirë ofrojnë paga të dinjitetshme, Për të punësuarit në rolin e menaxherëve ofrojnë paga fillestare prej muajit të parë 38 mijë denarë, paga të cilat shkojnë deri në 48 mijë denar.

Për të punësuarit në kasë paga fillestare 34 mijë denarë që me bonuse arrinë deri në 36.500 denarë. Kjo flet shumë se si trajtohen të punësuarit në këtë rrjet të marketeve të shtrirë në tërë territorin e vendit.

E ironia më e madhe është kur në një konkurs publik hapet një vend i lirë punë për doktor të stomatologjisë që duhet të punojë 40 orë në javë me orar të plotë dhe për këtë vend pune ofrohet paga minimale 22 mijë denarë.

Çfarë është bërë për të ndalë ikjen e mjekëve?

Si duket në vendin tonë çdoherë ka diagnostikim të problemeve dhe dukurive të dëmshme, por që rrallë herë apo asnjëherë nuk merren masa parandaluese ose të paktën kurim i i problemeve shqetësuese. Në rastin në fjalë për të ndalë ikjen e mjekëve nuk është marrë as edhe një masë e vetme konkrete për të parë si përpjekje që ndalon këtë ikje që është shumë e dëmshme për vendin.

Institucioni përgjegjës, Ministria e Shëndetësisë, shpesh e ngrit si çështje problematike dhe shqetësuese por asnjëherë nuk ofron një program apo strategji afatgjate që do të ndalte këtë ikje, pse jo të jetë një strategji e mirë hartuar që edhe ata që kanë ikur të kthehen. Por, është krijuar shprehi e zakonshme që në vend të veprimit përfundon gjithçka vetëm me diskutim verbal ose në letër e asgjë në vepër.

Ministria e Shëndetësisë në koordinim me institucionet tjera duhet tu mundësojë mjekëve të rijnë specializimin e tyre në fushat përkatëse me shumë të ulëta por edhe atyre mjekëve që nuk kanë libreza partiake. Në këtë formë të plotësohet edhe deficiti i specialistëve në fusha më specifike si, anesteziologët, infektologët, urologët, e të tjera. Pagat që marrin mjekët në këtë vend janë fyese deh nënvlerësuese të mundit të tyre përgjatë studimeve dhe duke zgjedhë profesionin i cili në vete ngërthen edhe mision human.

Stimulimi dhe motivimi i studentëve të studiojnë mjekësi dhe të vazhdojnë specializimin e tyre duke ju garantuar punë që vlerësohet financiarisht dhe moralisht, pasi pothuajse nuk kalon një muaj pa u rrahë ndonjë mjek brenda vendit në ndonjë spital. Siguria fizike, stabiliteti ekonomik, përkrahja shtetërore për specializim janë masat kryesore që duhet të ndërmerren nga institucionet përgjegjëse për të ndalë ikjen e mjekëve. Pra, duhet me urgjencë të rrisin pagat e punonjësve shëndetësor më e rëndësishme se rritja e pagave për punonjësit shëndetësor është edhe rritja e buxhetit në përgjithësi për shëndetësinë dhe krijimi i kushteve nëpër spitalet publike.

Pasojat e ikjes së mjekëve?

Ikja e të gjithë qytetarëve pavarësisht profesionit apo moshës së tyre prodhon pasoja të pashlyeshme në vendin tonë, posaçërisht për qytetarët që veçmë kanë nda mendjen për të qëndruar në vend. Por, kur flasim për një ikje të tillë që është kaq e madhe e profesionistëve shëndetësor kjo ndikon në kualitetin e shërbimeve të institucioneve shëndetësore sidomos publike. Mungesa e mjekëve dhe specialisteve në fushat përkatëse krijon kaos në sistemin shëndetësor, sepse qytetarët sidomos të moshuarit përballen me probleme shëndetësore që kërkojnë përkujdesje të vazhdueshme.

Pasojat e ikjes së mjekëve më së mirë u kuptuar gjatë krizës pandemike, ku i gjithë vendi hyri në një krizë dhe u zu në befasi pa pas kapacitete të mjaftueshme për të menaxhuar me situatën e krijuar. Qytetarët në hallë kërkonin ndihmë spitalet në hallë kërkonin mjekë e infektologë, e kjo mungesë mbase nuk ishte e rastësishme por si pasojë e ikjes graduale të mjekëve që po e bëjnë në heshtje sepse e dinë që edhe po krijuan zhurmë nuk dëgjohen sërish. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More