Në mëngjes mjegull, gjatë ditës reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës

nga D V

Shkup, 21 janar  – Moti sot paradite do të jetë me mjegull dhe vranësira të ulëta nëpër disa lugina, ndërsa gjatë ditës do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës në vendet më të ulëta dhe të borës në vendet më të larta dhe në male. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -5 deri 1, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 2 deri 9 gradë Celsius.

Në Shkup, paradite do të ketë mjegull, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë kryesisht i vranët me kushte për reshje të kohëpaskohshme të dobëta të shiut. Temperatura minimale do të bie deri në -4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 4 gradë.

Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), edhe në ditët në vijim moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Nëpër lugina në orët e paradites do të ketë paraqitje të mjegullës. Të premten kryesisht në pjesët veriore do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa në male të borës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More