Në moshën 101 vjeçare vdes Budimir Lonçar, ish shef i diplomacisë së Jugosllavisë

nga Xh M

Beograd, 1 shtator – Ka vdekur në moshën 101-vjeçare, Budimir Loncar, ish-kryediplomar. Siç shkruan “Antena Zadar”, Lonçar është gjetur i vdekur në det, pas së cilës dëshmitarët kanë lajmëruar menjëherë ambulancën dhe policinë, transmeton Zhurnal.mk

Portali shkruan se rrethanat e ngjarjes janë duke u hetuar dhe se edhe në moshën 101-vjeçare, Lonçar ishte ende shumë vital.

Ai festoi 100-vjetorin e lindjes më 1 prill të këtij viti dhe ditët e pensionit preferoi t’i kalonte në vendlindjen e tij në Prek, ku edhe vdiq.

Lonçari është i njohur për publikun e gjerë si ish-diplomat kroat dhe jugosllav dhe publiku e kujton atë edhe si ministrin e fundit të Punëve të Jashtme të RSFJ-së dhe të dërguarin special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Lëvizjen e Jo-Angazhimeve.

Lonçar ishte këshilltar i dy presidentëve kroatë. Ai ishte edhe pjesëtar i aradhave partizane.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More