Në pikën kufitare Tabanocë për hyrje dhe dalje nga vendi, pritja është rreth 40 minuta

nga Xh M

Kumanovë, 9 gusht – Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme sonte, në rrugë të thata. Siç raporton Shoqata e Automobilave të Maqedonisë, intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.

-Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve, në pikën kufitare Tabanocë koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 40 minuta, në pikat e tjera kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftoi LAMM.

Shoqata e Automobilave rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtimin me kujdes, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.

-Kjo veçanërisht vlen për rrugët Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë, thuhet në LAMM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More