Në portofole qarkullojnë 1.6 mln karta bankare, rritet numri i pagesave elektronike

nga L. M

Përdorimi i kartave bankare, si alternativë për blerje në treg po njeh rritje të vazhdueshme.

Gjatë periudhës janar-qershor 2025, numri i përgjithshëm i blerjeve përmes kartave ose pagesave elektronike arriti në 27.9 milionë.

Në raport me vitin e kaluar, llogaritet një rritje prej 24%, ndërsa vlera totale e pagesave rezulton 3.5 miliardë lekë.

Kjo rritje e madhe i atribuohet kryesisht përdorimit të kartave dhe transfertave online, ku transaksionet me kartë zunë afro 70% të totalit.

Me zhvillimin e këtij formati në treg, edhe numri i kartave të debitit dhe kreditit në qarkullim ka shkuar 1.6 milionë, me një rritje vjetore 4%.

Shifra tregojnë se qytetarët dhe bizneset po përqafojnë gjithnjë e më shumë mundësitë që ofrojnë pagesat elektronike, në vend të blerjeve direkte me para cash, ndërsa Banka e Shqipëris mbështet këtë zhvillim, përmes reformave që synojnë rritjen e aksesit dhe transparencës në tregun financiar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More