Në pranga 17-vjeçari nga Kumanova që dëmtoi pllakën e Konsullatës serbe

nga Xh M

Kumanovë, 30 nëntor – Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është privuar nga liria i mituri, që sipas tyre, ka larguar tabelën në Konsullatën e Serbisë në Kumanovë.

Nga MPB shtojnë se i mituri është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, sipas njoftimit, SPB- Kumanovë do të bëjë kallëzim penal sipas nenit 319 të Kodit Penal.

“Zyrtarët e policisë në SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria një të mitur 17 vjeçar nga Kumanova, duke vepruar sipas kallëzimit të pranuar më datë 29.11.2024 në ora 09:05, se është larguar një tabelë nga zyra e Konsullatës së Republikës së Serbisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, që ndodhet në Kumanovë”, thonë nga MPB.

https://fb.watch/waDVaPBVGE/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More