Në qershor 100 për qind e energjisë elektrike të konsumuar nga prodhimi vendor

nga D. V.

Shkup, 25 gusht – Energjia elektrike e prodhuar në qershor 2025 është më e madhe se energjia elektrike e konsumuar, respektivisht, energjia elektrike bruto e prodhuar totale është 333 640 MWh që është 12.5% më shumë se konsumi bruto i brendshëm i energjisë elektrike.

Sipas të dhënave të ESHS-së, prodhimi i brendshëm bruto i energjisë elektrike merr pjesë me 100 % në konsumin e brendshëm bruto të energjisë elektrike, ndërsa 99.9% e konsumit të përgjithshëm të qymyrit përdoret për prodhimin e energjisë elektrike.

Në qershor të vitit 2025, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjencave është: 296 651 МWh energji elektrike, 8.334 milion nm3 gaz natyror, 357 500 tonelata qymyr dhe 101 113 tonelata produkte nafte.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More