Në veri vendosen postera të rinj me “plazma” të Serbisë

nga D V

Disa postera janë vendosur sot në pjesë të ndryshme në Mitrovicë të Veriut.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, shefi i operativës rajonale për Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza.

“Një grup i grave i ka vendosur këta postera, janë vendosur në disa vende në Mitrovicë të Veriut, si një lloj aksioni ose proteste e tyre”, tha ai.

Ndryshe, në posterat që janë vendosur paraqitet një zyrtar policor duke kontrolluar një fëmijë, afër të cilit shihen biskotat serbe “Plazma”.

Në një tjetër shihet një pastruese me logo të Lëvizjes Vetëvendosje duke i fshehur biskotat “plazma”. Dhe në një tjetër një person i maskuar, duke gjuajtur një kuti të këtyre biskotave.

Ditë më parë, Qeveria vendosi për heqjen e masës kufizuese për mallrat që vijnë nga Serbia.

Fotografitë janë publikuar nga radio Kontakt Plus .

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More