Në VK Tabanoc këtë fundjavë hyrje dhe dalje kanë realizuar pothuajse 37 000 shtetas të Maqedonisë së Veriut

nga Xh M

Kumanovë, 14 prill – Në vendkalimin kufitar Tabanoc fundjavën e kaluar kanë hyrë dhe kanë dalë pothuajse 37 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në periudhën e njejtë hyrje dhe dalje kanë realizuar mbi 32 mijë shtetas të huaj, kumtuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga atje informojnë se në periudhln prej 11 prillit deri më sot kanë hyrë 23 139, ndërsa kanëd alë 13 845 shtetas të Maqedonisë së Veriut. Në periudhën e njejtë kanë hyrë 19 679, ndërsa kanë dalë 12 891 shtetas të huaj.

Para fundjavës festive filluan të kthehen shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët punojnë në vendet e Evropës Perëndimroe. Pjesa mëe madhe e tyre kthehen mu para Pashkëve për t’i kaluar festat me më të afërmit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More