Nënkalimi i Dardanisë i pakalueshëm pas çdo shiu, banorët ankohen dhe komuna premton zgjidhje

nga Xh M

Tetovë, 18 janar – Nënkalimi i autostradës Shkup-Gostivar që kalon në lagjen Dardania në Tetovë vazhdon të mbetet pa zgjidhje. Sa herë ka reshje, edhe minimale, nënkalimi mbushet me ujë, ndërsa ngricat e vazhdueshme dhe prania e ujit kanë shkaktuar dëmtime edhe në urën e kësaj pjese. Kanalizimi është i bllokuar nga balta, ndërsa banorët që jetojnë në këtë zonë detyrohen të përdorin rrugë alternative për qarkullim.

Nga komuna e Tetovës thonë se zgjidhja ka qenë më komplekse por tash më tenderi ka përfunduar dhe presin përmirësimin e kushteve klimatike

Në lagjen Dradania ka dy nënkalime, njëra është nën hekurudhë që pastrohet më shpesh, ndërsa ai që kalon nën autostradë nuk pastrohet shpesh për shkak se është më pak i frekuentuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More